Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht shkallën e lëndimit të Eder Militao.
Në një deklaratë të klubit thuhet: “Pas analizave të bëra te lojtari ynë Eder Militão, ai është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë”.
“Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”.
Kjo vjen vetëm tri ditë pasi Thibaut Courtois pësoi të njëjtin lëndim.