Eden Hazard: Nuk isha i lumtur as në stërvitje, futbolli nuk më mungon

schedule15:29 - 20 Tetor, 2023

schedule 15:29 - 20 Tetor, 2023

Eden Hazard lajmëroi para disa ditësh në mënyrë surprizë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli në moshën 32-vjeçare. Belgu pati problem të shumta fizike që nuk e lejuan të shfaqte talentin e tij te Real Madrid dhe pasi nuk mori asnjë ofertë në merkaton e verës, mendoi të largohej përfundimisht nga sporti.

Së fundmi, Hazard theksoi se nuk i mungon ende futbolli dhe se vendimin për t’u tërhequr e mori për shkak se nuk ishte më i lumtur.

“E kam thënë gjithnjë se do të largohesha nga futbolli në momentin që nuk do të isha i lumtur. Nuk po i gëzohesha më stërvitjes dhe ky ishte një sinjal për mua. Nuk më mungon ende futbolli, tani kam më shumë kohë për veten. Shoh television, jam pranë fëmijëve. Nuk ishte një vendim i lehtë, por ishte i duhuri”, u shpreh Hazard./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!