Eden Hazard mund të cilësohet me bindje si një nga transferimit më të dështuara në historinë e Real Madridit.
Belgu i baskua “galaktikëve” nga “Blutë e Londrës” për shifrën e 100 milion eurove, por në asnjë moment nuk e ka justifikuar atë.
I ardhur me bujë, si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos, dëmtimet e njëpasnjëshme e kanë “asgjesuar” atë.
Sulmuesi së fundmi ka regjistruar një rekord të “zi” pasi në 5 “El Clasico” që Real Madridi ka luajtur pasi nënshkroi me të, ende nuk ka debutuar në asnjërën prej tyre.
Në 4 “El Clasicot” e para, Hazard ishte i dëmtuar, ndërsa të dielën e kaluar qëndroi në stol, i sapokthyer nga dëmtimi. r.t/abcnews.al