I mësuar me stolin e Real Madridit, Eden Hazard luajti kundër Kanadasë (1-0) në ndeshjen e parë të Belgjikës në këtë Botëror në Katar. Nnumri 10 ka folur dhe ka marrë përsipër edhe përgjegjësitë që mbajnë mbi supe.
“Më takon mua të luaj mirë çdo ndeshje në mënyrë që të gjithë të jenë të lumtur dhe ne të bëjmë diçka të mirë. Belgjika mund ta fitojë Kupën e Botës nëse Eden është i mirë. Nëse jam më pak i mirë, do të jetë e vështirë ”, tha kapiteni i Belgjikës për L’Equipe. /G.D abcnews.al/