Lajm i keq për Real Madridin. Sprova me lëndimet e Eden Hazard shton një tjetër kapitull të zi.
Anësori belg do të mungojë në javët e ardhshme për shkak të një operacioni, i cili do të konsistojë në heqjen e pllakës së osteosintezës në fibulën e djathtë. Me kontratë deri në vitin 2024, 7-shi i bardhë ka humbur më shumë se 60 ndeshje për shkak të dëmtimeve.
Pa shumë hapësirë në planet e Carlo Ancelottit, Madridi është ende në kërkim të një zgjidhjeje për 31-vjeçarin në merkaton e verës së ardhshme.
Kështu thuhet në deklaratën zyrtare të klubit madrilen: “Lojtari ynë Eden Hazard do të operohet në ditët në vijim”. /abcnews.al/