Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është duke mbajtur nga Selia Blu një konferencë për mediat gjatë së cilës pritet të flitet për ecurinë e procesit të organizimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetorit.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi bëri të ditur se PD ka mbledhur 5259 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë. Të pranishëm me Sekretarin e Përgjithshëm janë edhe kryetarët e degëve të PD, të cilët Bardhi i falënderoi për “përgjegjësinë e treguar gjatë këtij procesi.”
Më herët, një deklaratë për mediat mbajti edhe lideri historik Sali Berisha i cili dha porositë e fundit për Kuvendin që do të mbahet më 11 dhjetor në “Air Albania.”
Në fjalën e tij, ish-kryeministri u bëri thirrje demokratëve që të marrin masa pasi moti do të jetë i pafavorshëm. Teksa tha se ky do të jetë momenti i rithemelimit të PD, Berisha u kërkoi delegatëve që të vishen trashë, ndonëse në zonën ku do të mbahet Kuvendi në stadiumin “Air Albania” nuk bie shiu. /abcnews.al/