Ecuria e Partizanit dhe Tiranës, analiza e Skarços

schedule22:44 - 24 Tetor, 2019

schedule 22:44 - 24 Tetor, 2019

Gazetari Eno Skarço është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing”, në ABC News. Në fjalën e tij, gazetari tha: “Për çfarë kanë prodhuar skuadrat, detyrimisht është renditje e drejtë. Kam përshtypjen se Laçi dhe Skënderbeu mund të kishin bërë diçka më tepër.

Sidomos Laçi, që ka një organikë shumë të mirë. Surpriza e vërtetë janë Bylisi dhe Vllaznia, por kanë përformuar mirë dhe janë me meritë aty. Madje, Vllaznisë i mungon dhe një pikë më tepër”.

PARTIZANI – “Të dyja palët patën mundësinë të reflektojnë për kampionatin. Ai 3-5-2 i përdorur nga Lerda nuk pati rezultat dhe krijoi polemika. Tani po luajnë me 4-3-3 dhe rezultatet pozitive i ka me këtë formacion. Kjo është gjetja e duhur dhe një vazhdimësi e lojës së Partizanit në sezonin e shkuar”.

TIRANA – “Tirana nuk është jashtë objektivit, pasi ka vetëm tre pikë diferencë. Pak ka të bëjë trajneri te veprimi që bëri Batha në Ballsh. Duhen parë shumë gjëra, jo vetëm trajneri, trajneri”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!