Ecuaria perfekte, dy rekordet që Bayern mund të vendosë në finale

schedule13:14 - 20 Gusht, 2020

schedule 13:14 - 20 Gusht, 2020

Bayern Munchen arriti të sigurojë finalen e Champions League mbrëmjen e djeshme, ku bavarezët triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 kundër Lyonit. Të besuarit e Flick e kanë treguar gjatë gjithë sezonit se ata janë një ekip solid, ku kanë shënuar plot 158 gola në 51 ndeshje në të gjithë kompeticionet.

Forma e shkëlqyer që ato po kalojnë mund t’i ndihmojë ata që të thyejnë dy rekorde në finalen e së dielës. Kështu nëse Bayerni shënon tre gola kundër skuadrës së Thomas Tuchel, ata do të barazonin rekordin e Barcelonës për sa i përket golave të shënuar brenda një sezoni. Katalanasit shënuan 45 gola në sezonin 1999/00, edhe pse ata e bënë diçka të tillë në 16 ndeshje me një mesatare prej 2.8 gola për ndeshje.

Rekordmenët gjermanë kanë luajtur 11 ndeshje deri më tani, me një mesatare prej 4.2 golash për ndeshje. Rekordin tjetër mund ta arrijë Robert Lewandovski, i cili mund të barazojë 17 golat e Cristiano Ronaldos në sezonin 2013/14. Sulmuesi polak ka shënuar 15 gola deri më tani dhe i duhen dhe dy të  tjerë në finale kundër PSG-së, për ta barazuar të paktën rekordin e portugezit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!