Ecja për vetëm dhjetë minuta në ditë mund të zgjasë jetën tuaj

schedule09:30 - 29 Gusht, 2024

schedule 09:30 - 29 Gusht, 2024

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet e vogla por të rregullta në nivelin e aktivitetit fizik mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë.

Dihet se aktiviteti i rregullt fizik ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të rënda si sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe kanceri.

Prandaj, NHS rekomandon që të rriturit të jenë fizikisht aktivë çdo ditë, duke kombinuar ushtrimet për ndërtimin e muskujve me ushtrimet aerobike, duke synuar 150 minuta në javë.

Megjithatë, hulumtimet e reja tregojnë se edhe ecja për vetëm dhjetë minuta në ditë mund të zgjasë jetën për një vit të tërë, veçanërisht te njerëzit mbi 60 vjeç, shkruan Daily Mail.

Një studim nga Britania e Madhe zbuloi gjithashtu se burrat përfituan më shumë nga stërvitja sesa gratë. Domethënë, ecja e rregullt mund të zgjasë jetëgjatësinë e grave për gati 11 muaj, ndërsa mund të shtojë edhe 16 muaj për burrat.

Rritja e kohëzgjatjes dhe intensitetit të ecjes mund t’i rrisë më tej këto shifra, kështu që ecja 30 minuta në ditë mund të shtojë 16 muaj shtesë në jetë për gratë dhe gati dy vjet e gjysmë për burrat./abcnews.al