Ecën disa kilometra me këmbët e tij protezë, vogëlushi 5 vjeçar mbledh mbi 1 milion paund

schedule21:14 - 3 Korrik, 2020

schedule 21:14 - 3 Korrik, 2020

Vogëlushi britanik vetëm 5 vjeç ka arritur që të mbledhë një milionë paund për punonjësit shëndetësore vetëm duke bërë një shëtitje bamirësie në këmbët e tij të reja prej proteze.

Mediat e huaja bëjnë me dije se se 5 vjeçari Toni Hudgell, i cili humbi të dy këmbët pasi pësoi abuzim fizik nga prindërit e tij biologjikë kur kishte vetëm 41 ditë që nga lindja e tij.

Siç thuhet më tej, lëndimet çuan atë në sepsë dhe dështim të shumëfishtë të organeve, me gjendjen e tij duke u bërë aq e rëndë, saqë iu desh që të dy gjymtyrët e tij të beheshin me protezë.

Djaloshi i vogël trim, i cili është adoptuar nga prindërit e dashur Paula dhe Marku, ka qenë duke përdorur bllokimin e koronavirusit për të mësuar të ecë në gjymtyrët e tij të reja protetike.

Frymëzuar nga përpjekjet e fundit të kapitenit Tom Moore, Tony vendosi që sfidën e tij personale ta kthejë në një mbledhje fondesh dhe vendosi të mbledh 500 paund, duke ecur 10 km në 30 ditë.

Sidoqoftë, i riu kaloi shumëfish objektivin e tij dhe vazhdoi të mblidhte kapte 1.073.112 paund për “Evelina London Children’s Hospital” në Lambeth.

Për punën e bukur që ai bëri është vlerësuar me çmimin e Kryeministrit “Points of Light”, i cili u jepet ‘vullnetarëve të shquar individualë’ për ndryshimin brenda komuniteteve të tyre./abcnews.al