E zhdukur prej tre ditësh, 20 vjeçarja u përdhunua në Kukës, flet i ati: Autori kryesor nuk është kapur

schedule10:25 - 22 Qershor, 2020

schedule 10:25 - 22 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Kukës, ku dy vëllezër janë arrestuar pasi kanë abuzuar me një 20 vjeçare nga Kosova.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar për mediat kosovare, edhe babi i 20 vjeçares e cila ishte zhdukur prej tre ditësh.  Babai i vajzës, shtetasi me iniciale M.B. ka treguar ditët e vështira që vajza e tij ka kaluar në Kukës, i cili ka thënë se vajza e tij nuk është në gjendje të mirë shëndetsore.

Ai ka theksuar se personi kryesor i dyshuar në këtë ngjarje akoma nuk është kapur.

LEXO EDHE: E zhdukur prej tre ditësh, 20 vjeçarja u përdhunua në Kukës, flet i ati: Autori kryesor nuk është kapur

Gjendja e saj nuk është e mirë. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje edhe njëri është në kërkim. Autori kryesor kryesori është në kërkim”, është shprehur ai.

Gjithahstu ai ka deklaruar se vajza është kthyer mbrëmë në Kosovë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

E kanë sjellë mbrëmë. Në ora 02:00 të mëngjesit jam kthy në shtëpi. Kemi ardhë me Polici. Policia e Kukësit na kanë pru deri këtu. Tani kanë dalë të Kosovës e kanë marrë këtu, e kanë çu te mjekët”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndërkohë arrestimi i dy vëllezërve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren, duke përfituar nga aftësitë e saj të kufizuara.

20-vjeçarja nga fshati Volljakë i Klinës  në Kosovë, ishte zhdukur të premtën në mëngjes. E njëjta ishte zhdukur edhe para më shumë se një viti, ndërsa kur ishte gjetur nga Policia, kishte tentuar t’ia vë flakën vetës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!