Madeleine McCann “supozohet” se ka vdekur, thonë prokurorët gjermanë, të cilët po hetojnë për zhdukjen e vajzës britanike që në vitin 2007.
Një 43-vjeçar gjerman po hetohet nën dyshimin e vrasjes, u shpreh prokurori.
I dyshuar, që mediat gjermane i janë referuar si Christian B, është aktualisht duke vuajtur dënim me burg.
Ai besohet të ketë qenë në zonën ku Madeleine, tre vjeç, u pa për herë të fundit ndërsa ishte me pushime në Portugali.
Policia bën apel për ndihmën e publikut në zgjidhjen e çështjes, pasi fillimisht ka njoftuar se kishin të një të dyshuar të ri të Mërkurën.
Hans Christian Wolters, nga Zyra e Prokurorit Publik Braunschweig, ka thënë të enjten: “Ne supozojmë se vajza ka vdekur. Me të dyshuarin, jemi duke folur për një person që është dënuar për krime kundër vajzave të vogla dhe është duke shlyer tashmë dënim të gjatë me burgim”.
Ai ka thënë se i dyshuari mendohet se kishte punë në furnizim me ushqim, por edhe kishte kryer plakçitje në hotele dhe në vende turistike dhe kishte shitur drogë.
Duke folur para deklaratave të prokurorëve gjermanë, zëdhënësi i familjes McCann ka thënë se prindërit e Madeleines, Kate dhe Gerry, kanë vlerësuar lajm të madh njoftimin për një të dyshuar.
Clarence Mitchell, që ka përfaqësuar familjen që kur Madeleine është zhdukur, ka thënë se në 13 vjet që nga atëherë nuk i kujtohet ndonjë moment kur policia ka qenë më e detajuar për një individ.
Policia britanike, që është duke punuar me policinë gjermane e portugeze, ka thënë se mbetet rast “ i personit të humbur” pasi nuk ka një dëshmi të qartë nëse Madeleine ka vdekur apo jo.
I dyshuari është përshkruar si i gjatë 180 centimetra me flokë bjond dhe trup thatanik në atë kohë.
Madeleine u zhduk pak para ditëlindjes së saj të katërt nga një apartament në Praia da Luz në mbrëmjen e 3 majit 2007 ndërsa prindërit e saj ishin me miqtë në një bar afër. /abcnews.al