“E zëvendësoj unë Hysajn”, Veselin edhe një shirit “e bën” si Cana!

schedule13:22 - 13 Tetor, 2019

schedule 13:22 - 13 Tetor, 2019

“Hysaj na mungon shumë, sidomos pas ndeshjes që bëri me Islandën. Ai është një lider. Kemi lojtarë të tjerë që do e plotësojnë atë që bën ai. Edhe ai na mbështet. Mundem edhe unë ta bëj”, tha Frederic Veseli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Turqinë.  Shumëkush ka qenë mosbesues.

Kishte dilema për formacionin, me Roshin që shikohej si lojtari që mund të mbulonte gjithë fashën e djathtë. Trajneri Edoardo Reja ka eksperiencë dhe zgjodhi të mos rrezikonte. Frederic Veseli nuk mund t’i jepte skuadrës metra përpara, apo krosime për sulmuesit.

Gjithsesi në një ndeshje të tillë, ku Turqia do shihte më shumë nga porta jonë, një lojtar që kujdeset më shumë për mbrojtjen ishte zgjedhja e duhur. Mund të ndodhte edhe ndryshe, që Veseli të gabonte. Lojtari i Empolit në fakt ishte perfekt dhe në fund të ndeshjes mori komplimente.

Jo vetëm kaq, por në lidhjen direkte në Supersport u pyet nëse me Turqinë bëri ndeshjen më të mirë të karrierës. Nuk mund të jepte një përgjigje përfundimtare dhe premtoi se do ta rishikonte edhe njëherë në TV.

Pas Canës, që ka mbajtur shiritin e kapitenit te Marseja, Sunderland dhe kombëtarja shqiptare, Veseli është një nga ata lojtarë që ka mbajtur shpesh shiritin e kapitenit. E ka bërë me Zvicrën e 17-vjeçarëve dhe është shpallur kampion bote, ndërkohë që në fillim të këtij sezoni ka qenë kapiten edhe tek Empoli, për shkak se mungonte Domenico Maietta. /abcnews.al

Veseli, me shiritin e kapitenit te moshat e Zvicrës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!