Një 55 vjeçar ka humbur jetën mesditën e kësaj të enjtje në Lushje.
Sipas policisë mësohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë, për pasojë ka humbur jetën.
“Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al