Një 35-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke punuar. Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” të këtij qyteti dhe viktima është Silurjan Begaj.
Të njëjtat burime tregojnë se ai ka qenë duke punuar për hapjen e themeleve të banesave dhe e ka zënë dheu poshtë. Për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethenave të ngjarjes./abcnews.al