Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për dy plagosje. Në pranga është vënë Sokol Koçi, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ky i fundit akuzohet për dy plasoje. E e fundit ka ndodhur dy muaj më parë. sipas policisë, 40-vjeçari ka plagosur me thikë I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, i plagosuri është fatorino autobusi. Dy muaj më parë ai e kishte zbritur nga autobusi Koçin dhe ky i fundit e kishte mbajtur mend. Konflikti i nisur për biletën e autobusit përfundoi në plagosje.
Dy ditë më parë, 40-vjeçari ka parë rastësisht faturinion që e zbriti dhe pranë një lokali në kryeqytet e ka goditur me thikë.
Po ashtu ai akuzohet edhe për një tjetër plagosje, ngjarje kjo e ndodhur në 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit, lu pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M. /abcnews.al