E vrau vëllai me të atin, xhaxhai i Eglantina Bucit kërkon eshtrat e mbesës

schedule10:39 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:39 - 11 Shtator, 2020

Xhaxhai i Eglantina Bucit kërkon eshtrat e mbesës. Bashkim Buci është paraqitur në policinë e Tiranës dhe ka kërkuar që morgu t’i dorëzojë eshtrat e 23-vjeçares që të ketë një varr. Prokuroria akoma nuk ka marrë një vendim mbi kërkesën e tij për shkak se vijojnë hetimet për vrasjen, raporton gazetarja e Abc News Glidona Daci.

Por si është historia? Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj 8 vite më parë në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.

Përballë kësaj situate, babai Faik Buci thuri planin, ndërsa djali Shkëlzen Buci e ekzekutoi motrën e tij. Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën./ db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!