E vranë në sy të vajzës dhe gruas, kush është “Sotiko”, anëtari i mafias që ka ngritur në këmbë policinë greke

schedule21:57 - 2 Janar, 2022

schedule 21:57 - 2 Janar, 2022

Mediat ruse kanë publikuar detaje nga ekzekutimi një natë më parë në sy të të birit të një 42-vjeçari në lagjen “Moschato” të Pireut në Greqi.

Mësohet se bëhet fjalë për një personazh të njohur në rrethin e mafias gjeorgjiane, i njohur me emrin “Sotiko”, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Po kthehej në shtëpi, 41-vjeçari në Greqi vritet në sy të gruas dhe vajzës së mitur

Dyshohet se edhe vrasja e tij ka të bëjë pikërisht me përplasjes mes anëtarëve të grupeve mafioze gjeorgjiane, të cilat janë të shtrira gjerësisht edhe në Greqi duke u fokusuar te shpërndarja e drogës, trafiku i armëve si edhe prostitucioni.

Mediat greke raportojnë se 42-vjeçari ka një të shkuar të pastër në Greqi, megjithatë hetimet vazhdojnë në lidhje me aktivitetin e tij pasi vrasja duket të jetë një larje hesapesh e pastër, ç’ka bën autoritetet të dyshojnë se bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur jashtë vendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!