E vranë bashkë me të motrën, zbulohet fotoja e një prej viktimave

schedule12:19 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 12:19 - 31 Dhjetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë ku si pasojë e një konflikti në familje një 59 vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen dhe motrën e saj.

Burime për abcnews.al, kanë siguruar foton e Zhaneta Metanit, një prej viktimave të kësaj ngjarje të rëndë.

Autori i kësaj ngjarje është Përparim Ademi 59 vjeç nga Maqedonia e Veriut, i cili ka vrarë me automatik dy motrat.

Zhaneta Metani

LEXO EDHE: EMRAT/ 59 vjeçari vret të dashurën dhe motrën e saj në Tiranë, identifikohen viktimat

Krimi i rëndë ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur të njërës nga viktimat. Paraprakisht dyshohet se arsyet e kësaj ngjarje është një konflikt i çastit mes autorit dhe bashkëjetueses së tij, e cila  i ka kërkuar ndërprerjen e bashkëjetesës.

LEXO EDHE: Vrau me armë zjarri dy motrat në Tiranë, kush është autori

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit, i cili pas krimit është larguar nga banesa.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!