Shpallja kampion e Liverpool është çështje kohe dhe tifozët e ekipit do të festojnë gjatë rikthimin te trofeu i madh pas plot 30 vitesh. Ekipi i Jurgen Klopp po zhvillon një kampionat mahnitës dhe kryeson me 22 pikë nga vendi i dytë.
Jose Mourinho tregon për The Mirror se ishte bindur që në nëntor që “The Reds” do të fitonin titullin këtë sezon. Tottenhami i tij mposhti 2-0 Cityn e Guardiolës një ditë më parë, rival të cilin e vlerëson shumë.
“Që në nëntor isha i bindur që Liverpool do të fitonte titullin këtë sezon. E kam të qartë se sa e vështirë është për një klub të shpallet tre herë radhazi kampion në Premier League (i referohet Manchester Cityt). Të gjithë e dimë sa e vështirë është kjo gjë, por City dhe trajneri i tyre mbeten shumë të fortë dhe kjo i jep më shumë vlera fitores tonë përballë tyre“, deklaron portugezi. /abcnews.al