Mund të duket si një histori humoristike e sajuar, por jo është e vërtetë. Një burrë 43-vjeçar nga Wayne County fitoi 100,000 dollarë në lotari, jo me shorteun fillestar, por me një shans të dytë.
“Një ditë mora një email nga lotaria që më informonte se kisha fituar një çmim prej 100,000 dollarësh në shortin e shansit të dytë dhe mendova se ishte një shaka”, tha ai. “Kam telefonuar lotarinë për të konfirmuar se emaili ishte një mashtrim, që ishte kur kuptova se kisha fituar vërtet. Isha i shokuar!”
Mirëpo, duket se jo gjithçka kishte shkuar si duhet, pasi 43-vjeçari e kishte humbur biletën dhe për të tërhequr paratë i ishin krijuar probleme, të cilat më vonë i zgjidhi./abcnews.al