E vërteta e Interit me Dybala, Javier Zanetti tregohet i sinqertë

schedule14:25 - 24 Shtator, 2022

schedule 14:25 - 24 Shtator, 2022

Javier Zanetti, zëvendës presidenti i Interit, ka folur së fundmi për tratativat me argjentinasin Paulo Dybala dhe vendimin për të mos e marrë atë.

“E vërteta është se pati tratativa me Dybalën, por më pas erdhi firma me Romelu Lukakun. Në momentin që mbërriti sulmuesi belg, skuadra u kompeletua sa i takon repartit ofensiv.

Tani Dybalën e shoh shumë mirë te Roma dhe duke njohur Mourinhon jam i sigurt se mund t’i marrë më të mirën”, u shpreh Zanetti. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!