E veja e Alexei Navalny: Kur Putin të largohet, do të kthehem në Rusi për të kandiduar për presidente

schedule12:12 - 21 Tetor, 2024

schedule 12:12 - 21 Tetor, 2024

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny, është e përgatitur të kandidojë për presidente të Rusisë nëse ndonjëherë kthehet në vend.

Kështu ka thënë ajo për BBC News.

Për sa kohë që Vladimir Putin mbetet në pushtet, megjithatë, kthimi i saj është “për fat të keq i pamundur”, ka thënë ajo.

Navalnaya theksoi se nuk ishte në gjendje të udhëtonte në Rusi as për funeralin e burrit të saj nga frika e arrestimit.

Në korrik 2024, një gjykatë në Moskë lëshoi një urdhër arresti për Navalnaya.

Ajo është aktualisht nën akuza penale në Rusi, me autoritetet që pretendojnë anëtarësimin e saj në një organizatë ekstremiste, duke iu referuar Fondacionit Kundër Korrupsionit të krijuar nga bashkëshorti i saj.