E veçantë/ Ndëshkoi “tradhtarin”, tifozët e Fiorentinës duartrokasin… arbitrin

schedule21:38 - 25 Tetor, 2020

schedule 21:38 - 25 Tetor, 2020

Fiorentina fitoi 3-2 ndeshjen e sotme përballë Udineses, duke siguruar suksesin e dytë në kampionat. Gaetano Castrovilli (dygolësh) dhe Nikola Milenkovic realizuan golat e fitores për ekipin nga Firence, teksa në shkallët e stadiumit “Artemio Franchi” ndodhi një episod i pazakontë.

Në nxehjen përpara fillimit të ndeshjes, tifozët vendas kanë duartrokitur Francesco Fourneau, arbitrin kryesor të takimit. Shkaku? 36-vjeçari nga Roma ndëshkoi me të kuqe Federico Chiesan në debutimin e tij me Juventusin në sfidën ndaj Crotones (17 tetor).

Sulmuesi anësor la Fiorentinën ditën e fundit të merkatos për të vijuar karrierën te “armiqtë” e urryer të Juventusit. Raportet mes tifozerive të këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë problematike.

Ultrasit e Fiorentinës e priten keq largimin e 23-vjeçarit ofensiv, veprimin e të cilit e cilësuan si një tradhëti të pastër. Ky i fundit u ndëshkua me të kuqe në debutim nga Fourneau, i cili sot u surprizua nga gjesti i tifozëve viola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!