Ban lao rueng nuk i ngjan restoranteve të zakonshëm, pasi e veçanta e tij janë ushqimet me kanabis. Vendi ndodhet vetëm dy orë larg nga Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës, dhe restoranti u shërben familjeve dhe njerëzve të moshuar, shkruan The Economist
Menuja përmban gatime klasike të tilla si supa tom yum dhe khanom pang na moo (tost me proshutë derri). Megjithatë, ata shërbejnë dhe gjëra të paligjshme: kanabis. Për dekada, Tajlanda, si shumë vende të tjera aziatike, ka dënuar personat që konsumonin apo kultivonin kanabis. Por qeveria ka hapur një faqe të re.
Në vitin 2019, vendi u bë i pari në Azi që legalizoi kanabisin për qëllime mjekësore. Një vit më vonë qeveria njoftoi se pjesë të bimës që përmbajnë më pak se 0.2% thc, përbërësi psikoaktiv në kanabis, dhe mund të përdoret ligjërisht në kozmetikë dhe ushqime. Në nëntor të vitit të kaluar Ban Lao Rueng u bë restoranti i parë në vend që shërbeu pjata me kanabis.
Ekziston një ndërgjegjësim në rritje se regjimi ndëshkues për kontrollin e kanabisit në Tajlandë është i paefektshëm. Zbutja e ligjeve rreth përdorimit të kanabisit kishe leverdi edhe nga ana politike. Për të fituar sërish, partia në pushtet e Tajlandës kishte nevojë për mbështetjen e Anutin Charnvirakul, kreut të një partie të vogël që bëri fushatë për të dekriminalizuar pjesërisht kanabisin. Ai u emërua zëvendëskryeministër dhe ministër i shëndetësisë dhe në këtë mënyrë mbajti premtimin e tij, raporton abcnews.al
Ka një traditë të gjatë në Tajlandë të gatimeve me kanabis. Thais filloi përzierjen e bimës, e cila prodhohet në Azi, me ilaçe bimore fillimisht dhe më pas në gatime. Edhe pasi u ndalua në vitin 1934, shumë vazhduan të gatuanin me të. Chakree Lapboonruang, një 30-vjeçar nga Bangkok, tha babai i tij i hidhte rregullisht gjethet e kanabisit në gaprao ( pule me borzilok) kur gatuante për familjen.
“Kur gatuani, përdorni pak kanabis pasi ushqimi bëhet më i shijshëm, tha Chakree.
/abcnews.al