Një lajm i rremë në Twitter bëri që parlamenti në Austri të mbajë një minutë heshtje për “vdekjen” e ish kancelarit të Austrisë, Franz Vranitsky.
Një deputete nga Partia Social Demokrate e Austrisë (SPÖ) u njoftua për postimin e rremë në Tëitter nga një kolege e cila i dërgoi mesazh nëpërmjet WhatsApp.
Entgegen des auf Twitter gestreuten Gerüchts eines Fake Accounts : Dr. Franz Vranitzky ist wohlauf!!!
— Bruno Kreisky Forum (@BKFVienna) November 29, 2022
Më pas grupi Parlamentar i SPO bëri thirrje për një minutë heshtje në kujtim të ish-kretu të Partisë Socialdemokrate në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Sociale.
Sakaq pak minuta më vonë, u vërtetua se lajmi për vdekjen e Franz Vranitsky ishte i rremë dhe se ishte postuar në Tëitter nga një llogari e rreme që dyshohet se i përket ministrit konservator të Bujqësisë, Norbert Totschnig.
Në mbledhjen e komisionit parlamentar ka vijuar sqarimi i nevojshëm dhe janë dhënë shpjegimet.
Franz Vranitsky ka qenë kancelar i Austrisë nga viti 1986 deri në 1997 dhe kreu i SPÖ nga 1988 deri në 1997. Ai festoi ditëlindjen e tij të 85-të në fillim të tetorit.
Sipas medieve të huaja, pas llogarisë së rreme në Twitter qëndron italiani Tommaso Debenedetti, i cili ka “vdekur” personalitete të panumërta të internetit./Abcnews.al/