Thiago Alcantara ka dhënë një rrëfim ndryshe përpara ndeshjes Spanjë-Poloni. Mesfushori i Liverpool ndalet te ndryshimi i madh që i ka ndodhur lojës më të bukur në planet.
VAR-i nuk i pëlqeu kurrë dhe vazhdon të jetë kundër tij, teksa urren edhe futbollin modern. Shumë futboll fizik dhe gjithmonë e më pak fantazi po shohim ditët e sotme, diçka që 30-vjeçarit spanjoll nuk i pëlqen fare.
“E urrej futbollin modern, unë jam një tip klasik. Pesë ndërrimet janë të rëndësishme prej pandemisë, por unë preferoja ndeshjet me tre ndërrime.
Tani nuk ka skuadra të lodhura, ata që mbrojnë dhe e bëjnë atë stil lojë deri në minutën e fundit, me të njëjtën energji dhe presing.
Futbolli i sotëm është bërë shumë fizik, ndihet mungesa e lojtarit ndryshe, i cili është në gjendje të zhvendosë dinamikën e një ndeshje.
Është zhdukuar numri 10, nuk ka më lojtarë të tillë. Edhe VAR-i i ka përkeqësuar gjërat. Gjithmonë kam qenë kundër teknologjisë, mendoj sërish njësoj“, deklaroi Thiago. /abcnews.al