Heung-min Son dha një kontribut vendimtar në fitoren 2-1 të Tottenham kundër Brighton të shtunën e kaluar. Pas zhgënjimit në Kupën e Azisë, ylli i Koresë së Jugut u shfaq në ndeshjen ndaj Brighton me një fashë të dukshme në dorën e djathtë.
“The Sun” sqaron se 31-vjeçari u dëmtua javën e kaluar, në prag të ndeshjes kundër Jordanisë, gjatë një sherri me disa shokë të skuadrës kombëtare. Situata do të dilte jashtë kontrollit gjatë konsumimit të darkës.
Disa lojtarë të rinj në ekip, duke përfshirë Kang-in Lee, mesfushori i PSG, u larguan nga tavolina për të luajtur ping pong. Një qëndrim që nuk u erdhi mirë lojtarëve me përvojë, si Son.
I mërzitur, lojtari i Tottenham shkoi për t’i qortuar për sjelljen e tyre dhe në pak kohë, nga debat verbal shkoi në konfrontim fizik. Gjatë kësaj përplasje, Son me sa duket ka dëmtuar gishtin e tij./ h.ll/abcnews.al