“E turpshme, nuk ka çështje”, Kamberi luan titullar dhe shton dyshimet

schedule21:39 - 3 Prill, 2021

schedule 21:39 - 3 Prill, 2021

Florian Kamberi nuk debutoi me Shqipërinë as në ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”. Për të pati shumë zhurmë, madje u arrit deri aty sa u raportua se u largua nga kombëtarja për shkak se nuk e aktivizuan me Anglinë.

Trajneri Edy Reja para ndeshjes me San Marinon hodhi poshtë gjithçka, teksa në konferencë deklaroi: “Nuk është absolutisht e vërtetë ajo që thuhet për Kamberin. Më vjen keq që ndodh, është e turpshme. Nuk ka një çështje Kamberi.

Ai ka bërë ekon dhe nuk dukej gjë, por ai ka thënë se ka dhimbje gjithë kohës. E futa në nxehje para Anglisë dhe tha që ka dhimbje dhe e lamë jashtë. Lojtari është me ne, e keni parë edhe këtu në San Marino. Më vjen keq që krijohen situata të pavërteta”.

Gjithsesi sot Kamberi ka zbritur në fushën e blertë, madje titullar në ndeshjen që Aberdeen luajti në Kupën e Skocicë kundër Dumbarton. Sulmuesi luajti 55 minuta, çka mund të ngrejë edhe dyshime mbi dëmtimin në kombëtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!