Arsenal ka pushuar nga puna 55 punonjës dhe ky vendim së pari ka tërbuar futbollistët, të cilët kishin pranuar ulje pagash vetëm e vetëm që asnjë në klub të mos e humbte vendin e punës.
Drejtuesit gjithsesi kanë vendosur të kenë shkurtime dhe tashmë duhet të qetësojnë futbollistët, pas shkeljes së premtimit të bërë. Në Angli ka pasur shumë zëra kundër vendimit të marrë nga Arsenali dhe një prej tyre është edhe gazetari i njohur, Piers Morgan.
Arsenal firing 55 staff when we're owned by a multi-billionaire, have just made £££ by winning the FA Cup & qualifying for Europe, & pay Mesut Ozil £350k-a-week to sit on his arse, is morally indefensible & not what I expect from a club with our heritage. Shameful decision. pic.twitter.com/ml3ixSyq97
— Piers Morgan (@piersmorgan) August 6, 2020
Përmes një postimi në “Twitter” ai kritikon Arsenalin për vendimin e marrë, që e konsideron të turpshëm duke pasur parasysh se sa të pasur janë pronarët e klubit dhe faktin që shpërdorohet duke paguar një lojtar si Mesut Ozil.
“Pushimi nga puna i 55 personave të stafit, kur jemi në pronësinë e një multi-miliarderi, që ka bërë para duke fituar Kupën dhe duke u kualifikuar në Europë, kur paguan Mesut Ozil 350 mijë sterlina në javë për t’u ulur në, është moralisht i papranueshëm dhe jo ajo që pres nga një klub si Arsenali. Vendim i turpshëm”, shkruan Morgan. /abcnews.al