E trishtë, ndahet nga jeta në moshë të re mjekja shqiptare

schedule23:14 - 17 Janar, 2021

schedule 23:14 - 17 Janar, 2021

Ndahet nga jeta në moshë në re mjekja specialiste, Eni Doko. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Federatës së mjekëve në Europë, Aurora Dollenberg.

Ajo shkruan se Doko ishte një njeri i mrekullueshëm dhe ka lënë pas një humbje të madhe për kolegët, familjen dhe miqtë.

“Dr. Eni Doko, nje Mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshem eshte larguar nga jeta, duke i lene familjes nje humbje te pamase dhe Ne si Koleg dhe miq te saj, duke na privuar nga privilegji qe ta kishim prane ne vitet qe vijne.

Dr. Eni me te qeshuren, bukurine dhe driten tende do mbetesh perhera ne zemrat tona”, shkruan ajo krah fotos./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!