Një i afërm i shkruan letër pacientit të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo është panorama e ditës së sotme jashtë ambienteve të këtij spitali ku familjarët e shumtë presin jashtë kangjellave për një lajm për të afërmit e tyre.
Në sportelin e hapur me orarin, dy orë paradite, dy orë në drekë dhe dy orë në mbrëmje, ai dorëzon ushqime dhe për disa momente ndalet duke shkruar edhe një letër.
Duke folur për mediat, disa prej familjarëve u shprehën sot se mbajnë kontakte me të afërmit e tyre, por nuk dinë se çfarë ndodh brenda katër mureve.
Ditën e djeshme nga kati i katërt i spitalit u hodh një 65-vjeçar, duke shkaktuar tragjedinë e dytë të ngjashme në më pak se një muaj./m.v. abcnews.al