Mjekësia ligjore ka zbuluar se para se të vritej dhe të hidhej në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 26-vjeçari Fridman Xhaferraj nga Plugu i Lushnjes është masakruar me sende të forta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen.
Burime bëjnë me dije për gazetaren Ledjona Xheladinaj, se viktima dhe autorët e dyshuar të ngjarjes njiheshin më parë dhe ka qenë zbardhja e tabulateve të celularit që ka çoi në identifkimin dhe shpalljen në kërkim të tyre.
Bëhet fjalë për Lulëzim Spahijan dhe një tjetër 26 vjeçar, të cilët dyshohet si autorë të vrasjes makabre dhe më pas hedhjen në rezervuar të trupit të
Gjatë këqyrjes së trupit, ekspërtet mjekoligjore janë konstatuar goditja të forta në kokë dhe pjesë të tjerë të trupit, ç’ka i bën ata të dyshojnë se viktima fillimisht është torturuar dhe më pas është vrarë me goditje pas kokës.
Burime bëjnë me dije se autorët e kanë gënjyer viktimën për të udhëtuar në drejtim të Korçës dhe më pas e kanë realizuar planin e tyre 4 kilometra larg fshatit Vithkuq.
Kanë qenë banorët e zonës ata që njoftuan policinë për prezencën e një trupi në rezervuar ku pas verifikimeve është konstatuar se Xhaferraj, i njohur si përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, nuk ishte mbytur, por më parë ishte vrarë dhe hedhur në rezervuar. /abcnews.al