E tmerrshme/ Me shpejtësi rrufe në trotuar, “Benz”-i i këputi këmbën, vajza rëndë në spital

schedule20:07 - 10 Qershor, 2021

schedule 20:07 - 10 Qershor, 2021

ABC mëson detaje të reja nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku një “Benz” luksoz me targa AA 888 XX i drejtuar nga një adoleshent 19-vjeç, Jehon Breçani doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë duke përplasur një vajzë, që po ecte në trotuar.  ABC siguroi pamjet e aksidentit të frikshëm.

Sipas burimeve nga spitali, vajza 23-vjeçe Xhesina Gega ka humbur njërën nga këmbët nga goditja e “Benz”-it që e mori përpara me shpejtësi rrufe. E plagosura është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi aksidentoi vajzën, makina e drejtuar nga i riu që nuk kishte konsumuar alkool mori përpara çfarë i doli duke u përplasur me një zyrë noterie dhe këputur një pemë. Të terrorizuar dhe me duart në kokë nga ajo që u panë sytë, qytetarët shprehen se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

Kalimtarët e rastit i dhanë ndihmën e parë të plagosurës, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe sipas policisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!