Disa ditë të muajit disponimi erotik i gruas është shumë intensiv. Zbuloni se çfarë janë dhe përfitoni prej tyre në përputhje me rrethanat!
Mund ta keni vënë re tashmë, por në ritmet e stuhishme të përditshmërisë mund ta keni kaluar. E megjithatë, disa ditë të muajit humori juaj erotik bëhet i kuq… Pse ndodh kjo?
Përgjigja është se cikli menstrual ndikon në disponimin seksual të gruas. Disa ditë e rrit atë, ndërsa ditë të tjera seksi është gjëja e fundit që një grua ka në mendje.
Shpjegimi i këtyre ndryshimeve qëndron në luhatjet hormonale të ciklit menstrual. Fillimisht duhet të themi se dita e parë e ciklit konsiderohet dita e parë e menstruacioneve, dhe se për shumicën e femrave, cikli zgjat rreth 28 ditë (deri në fillimin e menstruacioneve të ardhshme). Cikli mujor ndahet në dy faza, që zgjasin rreth dy javë (secila fazë).
Faza e parë e ciklit fillon në ditën e parë të menstruacioneve dhe zgjat deri në ovulim (afërsisht deri në ditën e 14-të të një cikli 28-ditor). Hormonet që dominojnë këtë fazë janë estrogjeni. Me afrimin e ditës së ovulacionit , dëshira erotike e gruas rritet. Me fjalë të tjera, gratë priren të dëshirojnë marrëdhënie seksuale në ditët e tyre pjellore, por kjo nuk përjashton ekzistencën e dëshirës seksuale në ditët e tjera të muajit.
Në gjysmën e dytë të ciklit, domethënë pas ovulacionit deri në fillimin e periudhës së ardhshme prodhohet kryesisht hormoni progesteron. Në fazën e dytë të ciklit, gjendja shpirtërore e shumë grave shpesh ndikohet negativisht. Me fjalë të tjera, ato bëhen më irrituese ose më melankolike./abcnews.al