E tentoi Kukësi, mbrojtësi i kombëtares transferohet në Hungari

schedule14:19 - 28 Janar, 2021

schedule 14:19 - 28 Janar, 2021

Herdi Prenga ishte pjesë e Riga në dy vitet e fundit. Mbrojtësi shqiptar, i cili numëron dy ndeshje me kombëtaren kuqezi, u fitoi titullin kampion me këtë ekip në Letoni.

Më datë 1 janar i dha fund bashkëpunimit me Rigan, teksa sot ka arritur akordin me ekipin e ri. 26-vjeçari mirditor, për të cilin pati interesim edhe nga Kukësi, është transferuar në elitën e futbollit hungarez.

Riga ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Kisvarda, skuadër që renditet në vend të tretë të OTP Bank Liga. Prenga i bashkohet Myrto Uzunit (Ferencvaros), Naser Alijit (Honved) dhe dyshes Hysen Memolla e Florent Hasani (DVTK). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!