E shtruar tek Infektivi, humb jetën nga Covid 22 vjeçarja nga Erseka

schedule12:15 - 6 Mars, 2021

schedule 12:15 - 6 Mars, 2021

Një 22 vjeçare nga Erseka ka humbur jetën këtë të shtunë në vendin tonë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se e reja prej 10 ditësh ndodhej e shtruar tek spitali Covd 1, ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore ajo prej katër ditësh ndodhej e intubuar.

Fatkeqësisht 22 vjeçarja Euxhena Jorgji nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid 19. Ndër të tjera mësohet se ajo vuante nga një nje sëmundje e njohur si autoimune lupus.

22 vjeçarja nga Erseka studionte në Tiranë për Financë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!