Një 10-vjeçare nga Crema, e cila po merrte trajtim për Covid-19 në spital, fatkeqësisht ka humbur jetën.
10-vjeçarja ishte e shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të Institutit Giannina Gaslini, në Genova në Itali prej 1 muaji. Ajo gjithashtu vuante edhe nga sindroma sistemike autoinflamatore.
Bëhet me dije se vajza e kishte marrë virusin nga familjarë të saj të cilët ishin prekur më herët nga kjo sëmundje.
Fillimisht ajo u transferua në Pavia, por pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, 10-vjeçarja u transferua spitalin e Genovas, ku edhe humbi jetën.
/abcnews.al/