Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtruar gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas infektimit me virusin COVID-19.
Për shkak të infektimit me këtë virus, gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar edhe i është dashur trajtim mjekësor. Nga zyra për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë thënë për Express, se gjendja e saj momentalisht është e stabilizuar.
Ata kanë bërë të ditur se ajo është me oksigjeno-terapi.
“QKUK ju konfirmon se nëna e ish-presidentit është duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Sipas stafit mjekësor që është duke u marrë me trajtimin e saj, për momentin ka gjendje stabile edhe pse është në asistim me oksigjeno-terapi”, është thënë për gazetën.
Ish presidenti Hashim Thaçi ka më shumë se një muaj që po mbahet në Hagë. Ai u arrestua pas akuzave për krime lufte, të ngritura prej Zyrës së Prokurorit të Specializuar.