“E rritur mes tingujve të violinës, por zgjodha pianon më dukej e veçantë”, rrëfehet mbesa e Sandër Prosit, Rejsi Prosi

schedule13:21 - 10 Qershor, 2025

schedule 13:21 - 10 Qershor, 2025

Rejsi Prosi ka lindur në Tiranë në një familje muzikantësh. Filloi “rrugëtimin” e saj në piano që në moshën 6-vjeçare. Talenti i saj dhe pasioni për muzikën e çuan atë në Universitetin e Artit në Austri, ku vazhdoi studimet nën drejtimin e mentorëve të njohur.

Rejsi është fituese e shumë konkurseve në të gjithë Europën, veçanërisht në Itali, Slloveni dhe në Republikën Çeke. Në vitin 2022 ajo u nderua me çmimin e parë në një konkurs muzike në Francë.

Ajo ka arritur suksese edhe në Maqedoninë e Veriut, ku është nderuar me çmime absolute. Rejsi Prosi ka perfromuar në Spanjë, Austri, Gjermani dhe Shqipëri. Debutimin e parë në orkestër e bëri në moshën 10-vjeçare. Në emisionin “Pas Mesnate” në ABC Neës ajo ndan pasionin dhe dashurinë e madhe që ka për pianon dhe artin, një dashuri e ushqyer që në formimin e saj nga familja.

“Në përditshmëri unë jam shumë e mbyllur dhe e ndrojtur në karakter, por kur ngjitem në skenë nuk e di sikur futet diçka brenda meje. Kam një lloj tjetër sigurie. Pianoja për mua është jeta ime. Unë jam rritur në Teatrin e Operas dhe të Baletit, prindërit punonin atje dhe më merrnin me vete, që dy vjeçe kam shkuar atje.

Kam dëgjuar shumë muzikë klasike dhe kjo më ka bërë që ta dua kaq shumë, të njoh shumë repertor klasik dhe sigurisht të mësoja dhe instrumentet. E kam mësuar pianon që kur kam qenë e vogël dhe sigurisht që më pëlqente shumë. Më pëlqente si instrument shumë, instrumenti më i madh që kisha parë”, tha Rejsi Prosi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!