E rrallë/ Zogu më i rrezikshëm në botë shfaqet në brigjet e Australisë

schedule11:54 - 17 Nëntor, 2023

schedule 11:54 - 17 Nëntor, 2023

Një “kasua” e madhe, e konsideruar nga shumë si “zogu më i rrezikshëm në botë”, është shfaqur në gjirin Bingil në veri-lindje të Australisë, duke trembur personat që ndodhishin në vendngjarje në atë kohë.

Dëshmitarët thonë se “kasuari” është parë duke notuar 200 metra larg bregut dhe pasi është rraskapitur nga noti, ka dalë në breg dhe ka qëndruar nën hijen e një peme.

Shkencëtarët besojnë se ka hyrë në det në jug të Mission Beach dhe është bartur nga rrymat, derisa ka arritur të dalë në gjirin e Bingilit.

Duhet të theksohet se “kasua” konsiderohet një specie e rrezikuar pasi në botë ka vetëm 4000.

Në fakt, këta zogj nuk janë tepër agresivë dhe sulmet janë të rralla, sipas Bibliotekës së Kongresit. Por ata mund të bëhen jashtëzakonisht të rrezikshëm nëse provokohen ose zemërohen./abcnews.al