Arkeologët kanë zbuluar 13 arkivole prej druri të mbyllur plotësisht në shkretëtirën Saqqara, Egjipt, që datojnë rreth 2500 vjet. Varret me çati të sheshtë ndodhen 19 milje në jug të Kajros.
Sipas Ministrisë Egjiptiane të Turizmit dhe Antikiteteve, koleksioni i arkivoleve u gjet i grumbulluar në majë të njëri-tjetrit në pjesën e poshtme të një boshti varrimi të thellë 36 metra në kompleksin antik të nekropolit.
Ndërsa ekspertët kanë arritur në përfundimin se arkivolet kanë mbetur të mbyllura në mënyrë të përsosur që kur u varrosën fillimisht.
Ata besojnë se Saqqara ishte aktive si një vend varrimi për rreth 3,000 vjet dhe u përdor nga personat me pozitë të lartë shoqërore dhe shtresat e ulëta.
Ndërkohë veçantia e këtij zbulimi është se 13 arkivolet janë plotësisht të paprekura. l.k/abcnews.al