E rrallë, peshqit bëjnë “spektakël” në Selanik

schedule09:10 - 3 Shtator, 2020

schedule 09:10 - 3 Shtator, 2020

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Greqi. Qytetarët dhe turistët në Selanik të cilët po bënin gjiron e bremjes buzë detit, kanë shijuar spektaklin e sardeleve.

Në videot e postuara në mediat greke shikohet momenti kur peshqit hidheshin në tokë në vendin e njohur si Gjiri Thermaik. Sipas ekspertëve, ky fenomen nuk është vërejtur shpesh por nuk është diçka e pazakontë dhe mund të jetë për shkak të temperaturave të larta.

Ndërkohë nga pamjet shikohet se si personat që ndodheshin aty ndihmonin dhe hidhnin sërish në det peshqit.e.s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!