E rrallë në Serie A, klubi rinovon me trajnerin pas humbjes

schedule22:36 - 24 Janar, 2021

schedule 22:36 - 24 Janar, 2021

Ndodh rrallë në Itali që të humbasësh një ndeshje dhe pas përfundimit të saj të marrësh vesh që klubi ka vendosur të rinovojë kontratën.

Një gjë e tillë i ka ndodhur Eusebio Di Francesco, trajnerit të Cagliarit. Skuadra sarde humbi 1-0 në fushën e Genoas ditën e sotme.

 

Eusebio Di Francesco

Pas ndeshjes, presidenti i Cagliarit,  Edoardo Giulini bëri publik rinovimin me trajnerin deri në verën e vitit 2023. 51-vjeçari mori drejtimin e ishullorëve gushtin e vitit të kaluar.

Cagliari renditet në vend të tretë nga fundi dhe po lufton për mbijetesën. Pavarësisht gjendjes së vështirë, drejtuesit kanë konfirmuar besimin maksimal kundrejt trajnerit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!