E rrallë, në Holandë rivalizohet për… “Këpucën e Artë”

schedule19:30 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 19:30 - 15 Dhjetor, 2019

Ky sezon në Holandë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Ajaxin dhe duket se kampionët në fuqi, do të fitojnë sërish titullin kampion. Pas 16 javësh, të besuarit e Ten Haag kryesojnë me 41 pikë, ndjekur nga AZ Alkmaar me 38. Më pas, ka një shkëputje të madhe, me Willems II që renditet në vend të tretë me 32 pikë.

Duket se për titullin kampion do të luftojnë vetëm dy skuadra, por sa i takon “Këpucës së Artë”, është një histori ndryshe. Plot 8 futbollistë janë në garë për të fituar trofeun e golashënuesit. Aktualisht, kryeson një emër surprizë: Dessers i Heracles, me 11 gola. Me të njëjtën kuotë golash janë dhe Berghuis (Feynoord) dhe Malen (PSV).

Me 10 gola, renditen Boadu në vend të katërt, Promes në vend të pestë dhe Linssen në të gjashtin. Dy futbollistë janë në kuotën e 9 golave në kampionat, Idrissi dhe Pavlidis. Duket se për këtë trofe individual të golashënuesit, do të luftohet deri në fund./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!