Të luash në Angli dhe të shpallesh mesfushori më i mirë në Portugali, nuk kishim dëgjuar ndonjëherë. Por kjo gjë ka ndodhur sot, me mesfushorin më të ri të “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes.
Ylli portugez u transferua në “Old Trafford” pak ditë më parë, por i luajti të gjitha ndeshjet e muajit janar për Sporting Lisbonën.
Sot, është publikuar dhe formacioni më i mirë i muajit janar në Portugali, me Bruno Fernandes që është vlerësuar për paraqitjet e tij. Futbollit të surprizon dita-ditës…/abcnews.al