Inter-Parma ka nisur pak minuta më parë, takim që ishte programuar të arbitrohej nga Luca Pairetto. 36-vjeçari është dëmtuar në nxehjen e zakonshme që të gjithë bëjnë përpara nisjes së ndeshjes.
Kryesori nga Torino nuk ka qenë në gjendje për të kryer detyrën e tij në takimin që po luhet në “San Siro” dhe është zëvendësuar menjëherë.
#InterParma, infortunio per l’arbitro #Pairetto
Non è in campo https://t.co/4qWlMiGzm3— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 31, 2020
Rregullorja përcakton në të tilla raste se vendin e arbitrit kryesor e zë arbitri i katërt. Kështu ka ndodhur dhe në fushën e blertë ka zbritur Marco Piccinini për të vënë drejtësi. /abcnews.al

