Tre ditë më parë në ishullin e famshëm grek Mykonos u sulmua barbarisht me shishe, karrige, gurë, por edhe grushte e shkelma Nikos Aravantinos, i cili është truproja i “mbretit” të Instagramit, Dan Bilzerian.
Ai u sulmua nga një grup prej më shumë se 30 personash, franko-marokenë, të cilët e goditën në kokë dhe trup duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pas operacionit, Nikos Aravantinos ka folur për mediat greke duke treguar si ndodhi ngjarja.
Fillimisht ai tha se arriti që të kapte njërin nga grupi i franko-marokenëve, ndërsa më pas iu sulën të gjithë me gurë dhe karrige e shishe duke e masakruar. “Kurrë nuk kam ngrënë dru të tillë”, tha Nikos Aravantinos duke shtuar se “Ata më goditën në pjesën e pasme të kokës dhe jam me fat që jam gjallë” deklaroi ai.
Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë një plazhi të njohur në Mykonos. Truproja u thirr nga pronarët e hotelit për të ndërhyrë kur grupi i përbërë nga disa të rinj francezë dhe marokenë që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli filluan të krijonin probleme. Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte turistët, por situata agravoi dhe u dhunua.
d.b/Abcnews.al