E rëndë, zjarr në një stan në Finiq, digjen 200 dele

schedule08:22 - 22 Janar, 2021

schedule 08:22 - 22 Janar, 2021

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një stan në fshatin Viron të Finiqit dhe për pasojë janë djegur 200 dele dhe një sasi e bazës ushqimore.

Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.\

“Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al