Gjykata i hoqi kujdestarinë, ish-burri i mori vajzën në Itali, gruaja nga Saranda i jep fund jetës me fotoksinë

schedule17:28 - 5 Shtator, 2020

schedule 17:28 - 5 Shtator, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë ku një 37 vjeçare me profesion ekonomiste është vetëhelmuar duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Viktima është Elona Dauti.

Burime për Abc News bëjnë me dije se shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë largimi drejt Italisë i vajzës së saj 12-vjeçare. E bija është marrë nga ish-bashkëshorti  i 37-vjeçares, pasi me vendim gjykatës pas divorcit i është caktuar atij kujdestaria.

Sipas informacioneve për shkak të gjendjes shëndetësore, 37-vjeçarja është nisur me helikopter në gjendje të rëndë drejt Tiranës por rrugës ka ndërruar jetë.

Policia e Sarandës në reagimin e saj në lidhje me këtë ngjarje bën me dije se 37 vjeçarja kishte konsumuar fotoksinë/.e.su/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!